Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Cërrik-Shalës.
Mësohet se një kamion me drejtues shtetasin me inicialet E.H ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
“Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia.