Aktualitet

Kamza e Rakip Sulit i reziston shirave, prej pesë vitesh e pa përmbytur, kryebashkiaku krenohet me investimet në infrastrukturë (VIDEO)

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë vënë në provë infrastrukturën urbane në disa qytete të vendit, por Kamza ka kaluar pa asnjë problem. Pamjet e publikuara nga kryebashkiaku Rakip Suli nga dita e “djeshme” dhe ajo e sotme tregojnë qartë se qyteti nuk është përballur me përmbytje, ndryshe nga ajo që ndodhte për dekada me radhë.

Suli thekson se falë investimit të realizuara ndër vite, Kamza ka lënë pas një problematikë mbi 30-vjeçare që lidhej me përmbytjet gjatë reshjeve të shiut. Ndërtimi i 406 kilometrave rrjet kanalizimesh ka përmirësuar ndjeshëm menaxhimin e ujërave, duke garantuar funksionimin normal të qytetit edhe në kushte moti të vështirë.

Pamjet e shpërndara nga vetë kryebashkiaku tregojën qartë konstratin mes së shkuarës dhe realiteti të sotëm, duke dëshmuar kështu transformimin e qytetit dhe efektivitetin e investimeve në infrastrukturë.

“Falë investimeve me mbështetjen  e Kryeministrit, Kamza e ka lënë pas vuajtjen 30-vjeçare dhe sot është një qytet i transformuar. Nga një realitet me probleme të thella infrastrukturore, sot Kamza nuk ka asnjë përmbytje që nga viti 2020  dhe me 406 km rrjet kanalizimesh të ndërtuar, investime që kanë zgjidhur problematika të mbartura prej dekadash. Videoja tregon qartë mes asaj që gjetëm dhe asaj që është Kamza sot, punë me përgjegjësi, zhvillim dhe më shumë siguri për qytetarët”, shkruan Suli.