Politikë

Kapja e Maduros, Murrizi mesazh për klasën politike në Shqipëri: Fundi i çdo qelbësire është i njëjtë kudo!

Kapja dhe arrestimi i presidentit venezuelian Nicolas Maduro nga forcat amerikane ka sjellë jehonë dhe valë reagimesh edhe në Shqipëri. Shumë komentues dhe figura publike e kanë parë si një precedent global për rrëzimin e regjimeve të korruptuara dhe autokratike. Një nga zërat më të drejtpërdrejtë në skenën politike shqiptare, Myslim Murrizi, ka qenë ndër të parët që ka komentuar ngjarjen, duke e krahasuar me situatën aktuale në vend.

Ish-deputeti akuzon drejtpërdrejt klasën politike shqiptare për vjedhje, mashtrim dhe kapje të institucioneve me qëllim pasurimi dhe mbajtje të pushtetit me çdo kusht.

Mund të vjedhësh, mashtrosh e nënshkrosh një popull fukara për një periudhë të caktuar duke blerë me para prona, konçesione dhe servilizëm të pështirë faktorin ndërkombëtar.

Por vjen shpejt dita kur të gjithë e kuptojnë që je një hajdut ordiner dhe fundërrinë e pistë, që ndryshe sillesh me ata që mendon se i ke poshtë vetes, e ndryshe kërkon të dukesh përpara atyre që nuk të pjerdhin dhe nuk të kanë në llogari as si frymor.

Koha e çdo qelbaniku pushtetar e politikani fundërrinë është shumë e shkurtër, edhe pse vuajtjet që mund t’ju shkaktojë qytetarëve të pamundur mund të jenë të mëdha.

Fundi i çdo qelbësire është i njëjtë, pavarësisht vendeve dhe shteteve që drejtojnë, kombësisë dhe gjuhës që flasin; se surratin e kanë të ngjashëm në pështirësinë e tyre të zgerdhyer për t’u dukur sikur qeshin”, shkruan Murrizi.