Kronikë

Karamuço paralajmëron: Ka shumë gjasa që në zgjedhje të ketë arreste

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se gjatë zgjedhjeve SPAK do të kryej arrestime në flagrancë, ndërsa nënvizoi se ndërkombëtarët kanë sjellë lista konkrete.

Karamuço: “SPAK po punon për popullin shqiptar, sepse edhe me takimet që ka bërë së fundmi me ndërkombëtarët nuk i ka bërë kot.

Ndërkombëtarët kanë sjellë lista konkrete me të gjithë kandidatët që nuk i kaloi filtri…

Ato që ka çuar KQZ në prokurori në verifikim të thelluar janë 16, kanë disa indicie, ndryshimi i mbiemrit…KQZ duhet të kishte çuar më shumë.

Ndërkombëtarët të thonë ja ku i ke, shikoni çfarë do të bëni me ta. Nuk janë vetëm ata që i njohim…

Ndërkombëtarët janë të shqetësuar, sepse edhe dosjet janë të 2024 janë grupe të reja…Ne nuk dimë akoma kujt nga politikanët i ka ardhur non-grata e këto…

Se këta nuk e thonë…. Edhe në kuadër të rekordeve që janë mbajtur për krime zgjedhore, për disa prej tyre kandidatura për zgjedhjet e mëparshme. Ka shumë gjasa që në zgjedhje do të ketë arreste flagrancë…”, u shpreh eksperti i Kriminalistikës, Karamuço.