Sport

Kartoni i kuq i Kalulu, Spaleti shpërthen kundër arbitrit: E manipulove ndeshjen

Juventusi humbi në transfertën e Interit me rezultatin 2-3 me një gol në minutën e fundit nga Zielinski. Tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, gjyqtari La Penna ndëshkoi Pier Kalulu me karton të dytë të verdhë për një ndërhyrje të pajustifikuar ndaj Alesandro Bastoni.

Incidenti shkaktoi protesta të ashpra si në fushë ashtu edhe në stol, me Komolin dhe Kielinin që shprehën pakënaqësinë e tyre për vendimin e gjyqtarit. I pari që shprehu zhgënjimin e tij për atë që ndodhi në fushë ishte vetë trajneri i Juventusit, Luçiano Spaleti. Siç u raportua nga Tuttosport, ai iu drejtua gjyqtarit me fjalë të ashpra si: “E manipulove ndeshjen”.

Çështja nuk mbaroi me fishkëllimën e fundit të gjyqtarit. Sipas gazetës sportive, klubi bardhezi synon të kërkojë zyrtarisht një shpjegim nga autoritetet e gjyqtarëve për atë që ndodhi.