Sport

Kategoria e Dytë/ 19 gola në 5 sfida! Luftëtari dhe Tomori fitojnë me lehtësi, Devolli “fiket” në transfertë ndaj Butrintit (REZULTATET)

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Grupit A të Kategorisë së Dytë. Në 5 sfidat që u zhvilluan sot në kuadër të javës së 13-të, u shënuan 19 gola.

Luftëtari nuk e kishte të vështirë përballë Maliqit, duke triumfuar në shtëpi me rezultatin 6-1. Në krahun tjetër, Devolli u mposht në transfertë kundër ekipit të Butrintit me rezultatin 4-0.

Në ndeshjet e tjera, Turbina humbi në shtëpi minimalisht 0-1 me Orikun, ndërsa Shkumbini triumfoi 2-0 në transfertë përballë Këlcyrës. Tomori “korri” fitore të lehtë 4-1 ndaj Memaliajt në transfertë.

LIVE:

Luftëtari 6 – 1 Maliqi (Ziaj 15′, 45′, Tuni 40′, Dome 81′, Mirani 84′, Mërkuri 89′ / Pero 31′)

Butrinti 4 – 0 Devolli (Cordoba 3′, 5′, 46′, Onuh 89′)

Turbina 0 – 1 Oriku (Raboshta 66′)

Këlcyra 0 – 2 Shkumbini (Velaj 61′, Muzhaqi 68′)

Memaliaj 1 – 4 Tomori (Bogdani 83′ / Kumani 11′, Biaye 17′, Oulare 23′, 25′)