Oriku ka bërë një hap të sigurt drejt Kategorisë së Parë sot teksa ka fituar dhe është shkëputur më tej nga ndjekësit në Grupin B të Kategorisë së Dytë.
Fitorja 1-0 ndaj Shkumbinit në transfertë i mundësoi Orikut që të thellojë diferencën ndaj Butrintit dhe Bylisit B, të cilët janë ndalur vetëm në barazime në duelet e sotme, përkatësisht ndaj Maliqit dhe Delvinës, duke lënë pikë të rëndësishme në klasifikim.
REZULTATET
GRUPI A
LUZI 2008 2-0 TËRBUNI
16′ (ag) Zabala, 73′ Ebube
BESËLIDHJA – PUSHIM
GRUPI B
SHKUMBINI 0-1 ORIKU
25′ Rodrigez
DELVINA 1-1 BYLIS B
76′ Koshie / 37′ Akibu
MALIQI 1-1 BUTRINTI
74′ D. Ibrahim / 45’+2′ Ibrahim
DEVOLLI 1-0 KËLCYRA
5′ Gator
TOMORI 1-1 EAGLE
90′ Abdulsalam / 42′ Bikatal
PARTIZANI B – PUSHIM