Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Lura.
Lajmin e ëmbël e dha Monika Kryemadhi në një postim në rrjete sociale ku shkruan se Lura e ka marrë emrin nga origjina e babait të saj.
“Përshëndetje miq, ju ftoj të njiheni me këtë diamantin e bukur! Kjo është Lura, vajza e Kejdit dhe Arbrit. Emrin e veçantë e ka marrë nga origjina e të atit, prej Lurës shqiptare së bukurive të rralla. Mirë se erdhe mes nesh Lura”– shkruan Kryemadhi.