Ilir Daja ka qenë i lumtur me fitoren e Dinamos ndaj Tiranës, teksa ka theksuar se ekipi ka bërë gjithçka mirë në kontekstin e asaj që kërkon Kupa e Shqipërisë.
“Sigurisht që kjo nuk bëhet me një gjysmë hapi, sepse Kupa ka 180 minuta dhe kemi bërë një hap të mirë në këtë ndeshje të parë. Por me Kupën është gjithmonë që duhet ta mbyllësh edhe ndeshjen e dytë e vazhdosh rrugën drejt gjysmëfinales e finales më mbrapa. Mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë. Kjo u pa edhe në kampionat se po rikthehen lojtarët. Prapë kemi mungesa, por jo më për të startuar ndeshjen por për të bërë më shpejt ndërrimet e plota, jo të pjesshme.
Kemi bërë një pjesë të parë njësoj si të dytën, por në të dytën ndryshimi ishte që shkuam drejt golit. Ndërsa në të parën kishim shanset tona dhe nuk finalizuam. Ajo që është emëruesi i përbashkët për pjesët apo gjithë lojën, do thosha që ishim gjithë kohën në ekuilibër, duke ditur që Tirana del shpejt në kundërsulm. Në një ndeshje Kupe mendoj se kemi bërë atë që duhet bërë se ka specifikë tjetër Kupa nga kampionati.
Ne i morëm zonat e rrezikshme ku themi që është rreziku më i madh në fazën e sulmit, gati në 20 metrat e fundit, gjë për të cilën ishte jo mbushja e zonës së golit, se kishim lojtarë. Por na mungoi pasimi i fundit, nëse do kishim qenë më të kujdesshëm e efikas në pasimin e fundit, besoj që mund të kishim zhbllokuar lojën që në pjesën e parë.
Do thosha që me pak ndryshime, Malomo e bëri punën. Por me disa raste zbriste shumë më poshtë, pra largohej nga zona e golit, edhe më shumë sot ishte një lojtar që shërbente për pasimin e fundit apo për të ftuar të tjerët në zona të rrezikshme se sa të dilte në situatë finlazimi. Është ndeshja e dytë që luan me ne, ka potencial të leximit të lojës, kapjes se hapësirave, por duhet të rregullojë me mbështetje mes linjave apo për të shkuar sa më shkurt te zona e golit.
Ne kemi edhe Nani, i cili sot qëndroi në stol se edhe ai ka probleme me dëmtimet dhe nuk ishte i gatshëm për lojë. Nëse do kishim një alternativë, ndoshta mund ta startonim me Nani apo me Malomon. Por unë e thashë që Nani ishte i pamundur, Malomo ka shumë pak kohë me ne. Guindo për aq sa bëri, bëri mirë, përveç kësaj që po e prekim disa herë, që në fund duhet të bëjë atë që bën një sulmues, që matet me asist e gola. Kjo i mungoi sot. Pastaj në pjesën e tjetër, në manovër, në tranzicione, ardhjet poshtë për të marrë topin, në zonat ku kishim menduar, bëri gjithçka mirë. I mungoi pjesa këtu që ndoshta nuk e ka për momentin atë mundësi se edhe ai ka një dëmtim që ndoshta nuk e ka rikuperuar 100%.
Kur mbaroi pjesa e parë, i thashë Mustafa, edhe pse e kishte pjesë të lëvizjeve, që shpeshherë dy mbrojtësit e Tiranës e shoqëronin Bregun dhe Guindon kur zbriste në gjysmëhapësirë. Gjatë gjithë kohës Mustafa ka qenë një kundër një me Kreshiç që nëse do kishte kërkuar të paktën të çmarkohej e kërkonte topin në thellësi, ne do të kishim një alternativë më shumë edhe për pasimin e gjatë. Në momentin që vinte në tërheqje na hiqte këtë mundësi që na e konstatove.
Të fitosh në derbi me Tiranën sigurisht që është kënaqësi. Të kthehet një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar apo të një pjese tani të fillimit, natyrshëm që na vjen mirë se të gjithë e dimë se Aliji përveçse është pjesë e rëndësishme e jona, është edhe lojtar i ekipit kombëtar. Kështu që për të dyja bashkë, isha i kënaqur me një 2-0 me Tiranën në ndeshjen e parë, se ka edhe një të dytë dhe me rikthimin janë dy gjëra që na gëzojnë.
Vila? Të them të drejtën e pashë që në lojë dhe u ktheva nga stoli “Për çfarë duhet ta prekte Vila atë topin?”, edhe pse nuk e shihja aq qartë. Por do ta shoh e diskutojmë se…”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.