Kronikë

“Kërcet” grushti në spital, mjeku në Tiranë godet kryeinfermieren: Nuk zbatoi urdhrin (EMRI)

Çudira në Tiranë! Kështu mund të niset ky lajm i raportuar së fundmi ku në ambientet e një prej spitaleve të kryeqytetit, ku mjeku 53-vjeçar ka goditur kryeinfermieren.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se efektivët e Komisariatit nr.3 në Tiranë janë njoftuar lidhur me ngjarjen e regjistruar në ambientet e spitalit ku mjeku Julian Habibaj, ka goditur kryeinfermieren në të njëjtën spital pasi kjo e fundit kishte kundërshtuar të zbatonte protokollin mjekësor.

Si rrjedhojë, efektivët kanë prangosur 53-vjeçarin, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor”, njoftoi Policia.