Edon Zhegrova është momentalisht në kulmin e karrierës së tij si futbollist, duke dhuruar spektakël me Lillen. Sulmuesi anësor i Kosovës është dhe një ndër emrat më të nxehtë në këtë merkato janari.
Për të ardhmen e 25-vjeçarit ka zgjedhur të mos heshtë dhe presidenti i Lille, Olivier Letang. “Të gjithë lojtarët që kanë hapësirë dhe që janë të rëndësishëm për ne, si Edoni, do të mbeten këtu.
Të gjithë sëbashku do të vazhdojmë një aventurë dhe askush nuk do të largohet nga anija para përfundimit të sezonit”, u shpreh presidenti i Lille, duke i mbyllur derën klubeve si Napoli dhe Juventusi.