Të shtunën në orën 15:30 do të zhvillohen të pesta përballjet e javës së 33-të të Kategorisë Superiore. Një prej takimeve më interesante dhe të rëndësishme është Partizani-Egnatia.
Në prag të sfidës së fundjavës, “demat e kuq” kanë bërë të ditur dhe çmimet e biletave ndaj Rrogozhinasve.
“➡️NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE
⚽FK PARTIZANI – KF EGNATIA
????️E SHTUNË 12 PRILL ⏰ 15:30
????”ARENA E DEMAVE”
????️Ju njoftojmë se për takimin ndaj Egnatias çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “ARENA E DEMAVE” do të jenë:
????Biletat në Tribunën: VIP do të kushtojnë 3 000 Lekë
????Biletat në Tribunat Qëndrore: A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lekë
????Biletat në Tribunën përballë:
E1, D3 , D2 , D1, C1, C2, do të kushtojnë 500 Lekë
????Biletat në Tribunën përballë: C3 do të kushtojnë 300 Lekë
Si dhe pranë pikës së shitjes të stadiumit????️ “Selman Stërmasi” çdo ditë ⏰️ 10:00 – 18:00.
Të shtunën ditën e ndeshjes biletat i gjeni edhe pranë ????️ stadiumit “Arena e Demave”, shkruan klubi i Partizanit.