Sport

Kërkon largimin nga Parisi me ngulm, Conte dhe Mourinho në garë për mbrojtësin

Kërkon largimin nga Parisi me ngulm, Conte dhe Mourinho në garë për mbrojtësin

Rruga mes Milan Skriniar dhe Paris Saint-Germain pritet të mos jetë shumë e gjatë. Mbrojtësi sllovak pritet të largohet nga kryeqyteti i Francës në këtë merkato janari.

Për Skriniar ka interes nga Italia dhe Turqia. Sipas “Gazzetta dello Sport”, në garë për shërbimet e mbrojtësit 29-vjeçar janë Napoli dhe Fenerbahce.

Gjithashtu dhe vetë sllovaku kërkon një largim sa më të shpejtë nga ambientet e PSG-së.

Në rast se do të transferohej në Napoli, Skriniar do të gjente sërish Antonio Conten me të cilin fitoi titullin me Interin në 2021. Ndërsa te Fenerbahce do të ishte eksperienca e parë nën urdhrat e Jose Mourinhos.