Partizani dhe Teuta do të përballen në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Ky takim do të nisë në orën 17:00 te stadiumi “Arena e Demave”.
Partizani i Kërnajës po kalon periudhën më të keqe, që prej emërimit të këtij të fundit. Deri tani janë numëruar tri humbje radhazi.
Kjo ndeshja e gjen Teutën me 3 pikë më tepër se të kuqtë. Ekipi i Dobit numëron vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit.
Kërnaja ka surprizuar me formacionin zyrtar, pasi rikthen Gjergji Koten si titullar. Po ashtu edhe ul në stol Martinez, për të aktivizuar Kolën.
Në anën tjetër Dobi bie në sy se preferon katër ish-lojtarë të Tiranës nga minuta e parë. Bëhet fjalë për futbollistë të afruar gjatë këtij sezoni si Selmani, Përgjoni dhe Ismajli dhe Toli. Ismajli e ka ndeshjen e debutimit.
FORMACIONET ZYRTARE
Partizani: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Sembene, Kola; Hjumen, Ismaili, Kote, Bintsuka, Toma, Isgandarli
Trajner: Oltijon Kërnaja
Teuta: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Përgjoni, Ismajli, Maçolli, Jurgens, Toli, Votlai, Uankeuai, Fadairo
Trajner: Enkelejd Dobi