Kronikë

Klodiana Lala: Kush janë dy kokat e krimit që nxorën armët te Kthesa e Kamzës?

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale.

Ajo shprehet se pak ditë më parë janë përplasur te Kthesa e Kamzës dy personazhe të njohur të botës së krimit.

Sipas saj, ata kanë nxjerrë armët, por ka ndërhyrë në kohë një biznesmen po i njohur, i cili ndërhyri në kohë.

Kush janë dy kokat e krimit të organizuar që nxorrën armët te Kthesa e Kamzës? Kush është biznesmeni që ndërhyri për t’i pajtuar? A ka lidhje ky biznesmen me kupolën e policisë?”, shkruan ajo.