KLSH zbulon vjedhjet e parave publike në Korçë, si Sotiraq Filo ka monopolizuar pastrimin e qytetit dhe pazaret me Maksim Fejzulla
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe disa stransaksione ngrenë dyshime të forta për një skemë korrupsioni me paratë publike mes kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo, i njohur si Raqka i Korçës dhe biznesmenit kontrovers Maksim Fejzulla, i njohur si Maksi i Plehrave, i cili qëndron pas kompanisë Korsel shpk, i njohur si klient i hershëm i Niko Peleshit.
Raqka i Korçës dhe Maksi i Pleharave kanë monopolizuar shërbimin e pastrimit në Korçë, përmes tendera korruptivë, me pazar në tavolinë, duke manipuluar procedurat tenderuese dhe mashtruar me zbatimin e kontratës. Paratë produkt i skemës së dyshuar korruptive i devijojnë në disa kompani të kontrolluara nga Maksim Fejzulla, duke i ndarë më pas sipas roleve dhe investuar në pasuri të paluajtshme.
Fakte dhe rrethana
Maksim Fejzulla, i skeduar për afera korruptive, pastrim parash dhe falsifikim dokumentash, kontrollon kompaninë e pastrimit Korsel shpk përmes shtetasve Marjela dhe Arqile Perit. Marjela Peri është prestanome i Maksit të Plehrave, i cili i ka shtrirë fijet deri në Tiranë, përmes ndërhyrjeve të Niko Peleshit, i përfshirë në afera të faktuara korruptive nga Korça në Tiranë, mashtrime dhe falsifikime deri tek diploma e arsimit të lartë.
Fejzulla e ka kaluar kompaninë e aferave me tendera në emrin e Marjela Perit në qershor të 2023 pas një hetimi penal ndaj tij dhe përjashtimit për 18 muaj nga pjesëmarrja në tenderë publikë për shkak të paraqitjes së dokumenteve të rreme në procedura tenderuese.

Kompania Korsel shpk, vetëm gjatë pesë viteve të fundit, ka marrë nga buxheti i shtetit rreth 14 milionë euro në zbatimin të kontratave me natyrë korruptive kryesisht për shërbimin e pastrimit, përqëndruar në bashkitë e Qarkut të Korçës.

Prej 14 vitesh Maksim Fejzulla ka monopolizuar shërbimin e pastrimit në Bashkinë e Korçës fillimisht në bashkëpunim me ish kryebashkiakun Niko Peleshin dhe më pas me kryebashkiakun Sotiraq Filo, i cili në vetëm përmes dy kontratave i ka dhënë kompanisë Korsel rreth 8 milionë euro. Tenderat janë shënjuar me flamur të kuq korrupsioni dhe dyshohet se janë diktuar me ndërhyrjen e Niko Peleshit, i cili e përdor Maksim Fejzullan si bankomat.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar veprimtarinë e Bashkisë së Korçës vitin e kaluar. Përpos të tjerave, KLSH ka konstatuar se Maksim Fejzulla, përmes kompanisë Korsel shpk ka mashtruar që nga viti 2028 me zbatimin e kontratave për pastrimin e qytetit të Korçës. Nga ana tjetër, Bashkia e Korçës me në krye Sotiraq Filon nuk ka monitoruar qëllimisht zbatimin e tre kontratave nga Maksim Fejzulla, me sa duket në funksion të përvetësimit të parave publike.

Bazuar në raportin e KLSH-së ngrihen dyshime të forta se Sotiraq Filo jo vetëm nuk ka monitoruar zbatimin e kontratave për pastrimin e qytetit, por ka favorizuar Maksim Fejzullan, përmes manipulimit të kritereve, duke paracktuar kompaninë e tij fituese të tenderave. KLSH ka konstatuar parregullsi në caktimin e fondit limit të tenderëve, kritere abuzuese dhe skualifikime të padrejta nga procedurat tenderuese.

KLSH ka konstatuar gjithashtu punime të pakryera dhe situacione false në shumicën e kontratave të audituara të Bashkisë së Korçës me klientët e Raqkës.
Monopoli i pastrimit, afera e radhës që po gatuhet
Prej 11 vitesh, tenderët e pastrimit në Korçë janë fituar nga firma “Korsel”, e cila ka fituar procedurat e hapura fillimisht nga ish-kryetari Niko Peleshi dhe aktualisht nga Sotiraq Filo. Fillimisht, në vitin 2012 Peleshi i dha një tender me vlerë rreth 3 milionë euro me afat 5 vjeçar. Në vitin 2017 iu dha tenderi me vlerë 3.5 milionë euro sërish me afat 5 vjeçar, ndërkohë që në vitin 2023 përlau tenderin 4 milionë euro me afat 3-vjeçar, ndërsa këtë vit kanë nisur lëvizjet për të fituar tenderin e radhës.
Kompania Korsel është paracaktuar fituese nga Fejzulla dhe Peleshi në Tiranë, ndërsa Sotiraq Filo po kopsit letrat në Korçë. Ftojmë SPAK-un dhe BKH-në të monitorojnë lëvizjet dhe veprimet e Sotiraq Filos, i cili po përgatit komcensionin e radhës për Maksim Fejzullan, me urdhër të Niko Peleshit.