Klubi i Bylisit ka konfirmuar në rrjetet sociale se do të ketë 4 lojtarë të grumbulluar me ekipet përfaqësuese gjatë pauzës për kombëtaret në fundin e muajit mars.
Abubakar Kamara është ftuar si zakonisht me ekipin e parë të Niger, i cili do të luajë miqësore ndaj Libisë dhe Togos. Ndërkaq janë Fabjan Përndreca dhe Aurel Marku të cilët do t’i bashkohen Shqipërisë U21 si dhe Petro Marku që do bashkohet me Shqipërinë U17.
NJOFTIMI I BYLISIT
4 me fanellën e Kombëtares!
FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë se disa lojtarë të skuadrës sonë janë grumbulluar nga përfaqësueset e tyre kombëtare:
- Camara është grumbulluar nga Kombëtarja e Nigerit për ndeshjet kundër Libisë (27/03, 19:00) dhe Togos (31/03, 16:00).
- Perndreca dhe A. Marku janë ftuar nga Shqipëria U21 për ndeshjen kundër Uzbekistanit (30/03, 14:30).
- P. Marku është ftuar nga Shqipëria U17 për ndeshjet kundër Letonisë (26/03, 11:30 dhe 28/03, 10:00).
Klubi ynë u uron suksese dhe paraqitje dinjitoze me fanellën e Kombëtares!