Politikë

Konflikt apo qejfmbetje? Gjokutaj tregon pse hoqi dorë si avokat i Ilir Metës

Avokati Genc Gjokutaj ka folur për marrëdhënien e tij me Ilir Metën, duke sqaruar edhe arsyet që e çuan drejt largimit nga mbrojtja e ish-presidentit.

Ai ka theksuar se largimi nuk kishte të bënte me ndonjë konflikt personal, por me ngarkesën e tij profesionale dhe nevojën që Meta të kishte një mbrojtje të plotë ligjore.

Ai shpjegon se largimi ishte i domosdoshëm për shkak të angazhimeve të tij të tjera profesionale:

Meta kishte nevojë për një avokat full time. Kjo është arsyeja pse ika. Unë kam mbetur mik me zotin Meta, edhe me fëmijët e tij dhe ish-bashkëshorten, por do më vinte keq të rrija formalish pranë tij ndërkohë që ai kishte nevojë reale për ndihmë“, tha ai në një intervistë në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV.

Gjokutaj thekson gjithashtu se marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithmonë e respektit dhe miqësisë:

Isha jo vetëm avokat, por edhe koleg dhe mik. Puna ishte që duheshin bërë zgjedhjet e duhura për të ndihmuar“, tha ai.