Healthy Florida First ka kryer një studim së fundi për mes së cilit ka zbuluar se disa lloje ëmbëlsirash të paketuara, përfshirë këtu karamele, çokollata apo të tjera forma të preferuara nga fëmijët e jo vetëm përmbanin atë që studiuesit e quajnë nivele toksike të arsenikut. Në studim u morën 48 prej tyre dhe rezultori se 28 përmbanin arsenik.
Lajmi i keq është që një pjesë e këtyre produkteve importohen edhe në Shqipëri. Por FDA sqaroi se është e zakonshme që kjo lloj lënde të gjendet në ushqim, si shkak i vendit ku është rritur ose përpunuar. Por ekspozimi afatgjatë ndaj tij mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
Ku përfshihen, lloje të ndryshme të kancerit, probleme të lëkurës, sëmundje të zemrës si edhe efekte neurologjike në fetueset e grave shtatzënë.
Në studim, disa nga ëmbëlsirat e preferuara që rezultuan të prekura nga nivele jo normale arseniku, në këtë listë përfshihen: Snickers, KitKat, Skittles, Trolli Sour, dhe disa lloje të tjera të atyre që në zhargon të përditshëm quhen “haribo” por u përkasin markave të ndryshme.
Në një tabelë të publikuar nga Healthy Florida First, është përcaktuar niveli i toksicitetit të këtyre ëmbëlsirave si edhe sa është e lejueshme të konsumohen brenda një viti në mënyrë që të mos të ketë mundësi për asnjë nga sëmundjet e sipërpërmendura.
Për shembull në rastin e Skittles, niveli i toksicitetit të ersenikut arrin në 370 pjesë arsenik për 1 milionë produkte, dhe sipas sugjerimit të organizatës fëmijët do të duhet të konsumojnë vetëm 48 copë në vit (karamele, jo pako të plota) ndërsa të rriturit mund të konsumojnë deri në 120 karamele, këto shifra vetëm nëse një prej karameleve peshon 1.4 gramë.
Për të vijuar më tej me Snickers, fëmijët mund të konsumojnë vetëm 2 çokollata të plota, dhe më pak se gjysma e një çokollate tjetër snickers brenda një viti, kurse të rriturit mund të konsumojnë deri në 9 prej tyre, niveli i toksicitetit të snickers është 350. Sa i përket KitKat, fëmijët do të duhet të konsumojnë njësoj si më lart ndërsa të rriturit 6 çokollata.
Megjithëkëtë ka disa alternativa të sigurta, të cilat nuk e përmbajnë arsenikun, si për shembull M&Ms apo çokollata Twix.