Antonio Konte ka zgjedhur të mos paraqitet para mediave në fund të ndeshjes mes Interit dhe Napolit të mbyllur 2-2, ku ai u ndëshkua me karton të kuq për reagimin pasi ndaj ekipit të tij u dha penallti. Ndihmësi Kristian Stelini doli para kamerave të “DAZN” dhe theksoi se episodet e gjyqtarëve nuk do të komentoheshin prej klubit.
“Penalltia? Do të doja të vazhdonim më tej. Kemi pasur një javë disi të komplikuar në këtë drejtim. Performanca e ekipit ishte e shkëlqyer dhe reagimi pas penalltisë na jep shumë besim dhe forcë. Edhe sot, në një fushë të vështirë dhe kundër një ekipi të fortë, lojtarët treguan se e meritonin titullin që fituan vitin e kaluar.
Biseda me Konte? Jemi shumë të kënaqur me reagimin. E pamë incidentin dhe nuk do ta komentojmë, edhe sepse përndryshe do të na duhej ta rikthenim kasetën dhe nuk duam ta bëjmë këtë. Ai ka vendosur të mos vijë të flasë edhe në raste të tjera pas një kartoni të kuq. Shpresojmë të mos ndodhë përsëri, kështu që të gjithë do të jemi të lumtur.
Jemi në formë të shkëlqyer fizike. Nuk kemi shumë rotacion, na duhet durim. Përmes kësaj, do të jemi në gjendje të përmirësojmë ndikimin fizik, i cili gjithsesi sot ishte i fortë. Ekipi e meritoi plotësisht barazimin dhe jemi të kënaqur me karakterin, personalitetin dhe cilësinë e saj”, tha zëvendëstrajneri i Napolit.