Arrestohet një serb, për krime lufte ndaj popullatës civile
Një kriminel serb që është zhytur në krime lufte kundër shqiptarëve të pambrojtur duke përdhunuar dhe femra shqiptare, është arrestuar më në fund.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, njoftoi sot pasdite se ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.
I dyshuari Ž.N, 69 vjeç, është arrestuar sot me datë 4 mars 2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut.
Ai është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale”, të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë.