Kristiano Ronaldo nuk largohet nga futbolli. Në moshën 40-vjeçare, ylli portugez nuk mendon të tërhiqet, madje sipas “Marca” është pranë një marrëveshjeje të re me Al Nassr.
Pra, ka shprehur gatishmërinë për ta zgjatur kontratën edhe një sezon tjetër, me opsion deri në vitin 2027.
Ronaldo dëshiron të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, si dhe të arrijë kuotën e 1000 golave në karrierë. Një objektiv që nuk është më larg, duke qenë se tashmë ka shënuar 934 gola.
CR7 gjithashtu dëshiron të fitojë diçka me Al Nassr. Drejtuesit e klubit, të cilët në janar investuan shumë për afrimin e Duran, i kanë garantuar 5 herë fituesit të “Topit të Artë” se skuadra do të përforcohet për të synuar titullin.
Pra, sa do të fitojë Ronaldo?
Portugezi aktualisht fiton rreth 195 milionë euro në vit, i cili është rritur ndjeshëm nga sipërmarrjet dhe sponsorizimet e ndryshme tregtare/biznesi, si dhe një mundësi për të hyrë në pronësi të klubit të Valencias përmes kapitalit të ardhur pikërisht nga Arabia Saudite.
Por, ai mund të fitojë një shumë edhe më të madhe në dy vitet e ardhshme.
“Marca” pretendon se Ronaldo mund të fitojë 400 milionë euro gjatë dy viteve, gjë që do të rriste vlerën e tij neto të vlerësuar prej 800 milion dollarë (935 milionë euro).