Politikë

Kryemadhi: Kush më ndau nga Iliri? Janë në lista të sigurta. Po bëj një film për jetën time dhe Metën. Ja kush e luan rolin

Kush e ndau Monika Kryemadhin nga Ilir Meta? Kjo ishte pyetja që ju drejtua Monika Kryemadhit nga moderatorja e Quo Vadis në Vizion Plus, Pranvera Borakaj. Në përgjigjen e saj Kryemadhi tha se ishin njerëz të lidhur me politikën, njerëz që kërkuan të përfitonin politikisht në kurriz të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Kryemadhi: Bashkëjetesa ime me Ilir Metën, nuk ka qenë bashkëjetësë si të gjithë çiftet e tjera. Sigurisht që ka qenë e rrëmbyer. Ndoshta të qenurit gjithë jetën, çdo vit ne kishim nga një sfidë, luftë, përplasje, njëherë fushatë, njëherë problematikë, nuk arritëm dot ndoshta edhe të jetonim bashkë, të shihnim një këndvështrim tjetër.

Gjithmonë kemi qenë shokë, politika ka qenë ajo që na ka lidhur, ajo ka qenë edhe që na ndau. Ndërhyrjet politike kanë qenë kryesoret, disa për të marrë një mandat deputeti, disa të tjerë për të qenë më pranë Metës, disa të tjerë për të menduar se Monika na ka prishur punë ne, na ka shkatërruar karrierën për të ndërtuar karriera të tjera.

Borakaj: Ka shumë të tillë?

Kryemadhi: Koha tregoi që ka shumë dhe do të ketë përsëri, jo vetëm për Monikën por dhe shumë të tjerë.

Borakaj: Janë emra që kanë përfituar nga situata politike, janë në vende të sigurta në lista?

Kryemadhi: Edhe në vende të sigurta, edhe ata që s’janë në vende të sigurta kanë parë që në momentin e treguan, që përdorimi nga individë të caktuar, i hodhi dhe i flaku në rrugë sot.

Një film mbi jetën e saj – Monika Kryemadhi: Kush do e luajë Ilir Metën

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë personat më të komentuar politikisht, si gjatë kohës që ishin të martuar, edhe sot që janë zyrtarisht të divorcuar.

Zonja Kryemadhi zbuloi në Quo Vadis se shumë shpejt do të realizohet një film për jetën e saj dhe të ish-bashkëshortit.

E pyetur nga moderatorja Borakaj se cilët aktorë do të mund të luanin rolet e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, zonja Kryemadhi tha se është ende herët për të folur.

Kryemadhi: Të provojmë në këtë filmin e parë që do të realizoj. Sigurisht që do të jetë i vështirë,  në menaxhimin e projektit, e më pas për ta rindërtuar në një këndvështrim artistik.

Borakaj: Do të nxirrni dokumentar?

Kryemadhi: Këtë do ta mendojmë.

Borakaj: Po mendoj se kush do të jetë në rolin e Ilir Metës dhe kush në rolin e Monika Kryemadhit?

Kryemadhi: Ta mendoj.

Borakaj: Kë shikoni si aktor në rolin e Ilir Metës?

Kryemadhi: Nuk e shikoj dot akoma.

Borakaj: Po në rolin e Kryemadhit?

Kryemadhi: Akoma nuk e shikoj dot.

Borakaj: Si do përfundonte ky filmi?

Kryemadhi: To be continued, pasi jeta vazhdon dhe as Monika nuk e di.