Pas një jave me mot të qëndrueshëm, fundi i nëntorit do të sjellë përkeqësim të kushteve të atmosferike.
Meteorologia Tanja Porja paralajmëron rrebeshe intensive dhe reshje bore deri në 700 metër lartësi, ku trashësia e borës do të arrijë deri në 10 cm.
“Ndryshon tabloja sinoptike. Përkeqësim i kushteve ndryshojnë kushtet e motit. Rrebeshe në veri gjatë natës, rrebeshe më të pakta në zona qendrore, ndërsa pasdite në të gjithë territorin. Dëborë në 700 m lartësi deri në 10 cm. Intensifikim të reshjeve pasdite reshjet e dëborës do shfaqen në 700 m lartësi kryesisht në veri e verilindje. Termometri shënon tjetër rritje”, tha Porja.
Mot kritik me temperatura të ulëta parashikon meteorologia për 3 ditët në vijim.
“Mot kritik me temperatura shumë të ulëta, disa cm borë në zonat verilindore e lindore. E njëjta situatë edhe të dielën në zonat lindore dhe jugore. Kemi përmbysje të tablosë termike, të shtunën termometri zbret nga 5 në 0 gradë. E njëjta situatë edhe të dielën dhe të hënën kalohet në kushtet e temperaturave të dimrit”, tha Porja.