Françesko Toti mund të kthehet te Roma me një rol drejtuesi. Ky është lajmi që ka qarkulluar në mediat italiane në ditët e fundit, i konfirmuar pjesërisht nga Klaudio Ranieri i cili është këshilltari i besuar i pronarëve të klubit të njohur italian.
Në konferencën e sotme, për mediat para ndeshjes Roma-Kaljari, për këtë çështje është pyetur edhe trajneri i Romës, Xhan Piero Gasperini, i cili ka shmangur diskutimet për këtë çështje, por ka bërë një batutë epike.
“Nëse ma jepni, e hedh menjëherë në fushë. Më jepni kohë që ta stërvit për 15 ditë”, ishin fjalët e trajnerit mes të qeshurave, duke treguar se sa vlerëson legjendën e futbollit italian i cili për dy dekada ishte figura dalluese e këtij klubi.