Sport

Kthimi te klubi i tij nuk diskutohet, Jasir Asani shfaqet në stërvitje te Partizani

Jasir Asani ka vendosur të stërvitet te ambientet e Partizanit gjatë kësaj kohe. Shkak për këtë është bërë lufta në Iran, ku edhe është pezulluar kampionati i futbollit.

Kujtojmë se sulmuesi i Kombëtares ka luajtur vetëm me Partizanin në Shqipëri. 30-vjeçari numëron plot 123 ndeshje me të kuqtë ku kontribuoi në dy periudha të ndryshme.

Hera e fundit, kur Asani u shfaq në fushë me Esteghlal ishte më 27 shkurt. Prej atëherë ndeshjet janë shtyrë në Iran, megjithatë Asani aktualisht nuk ka të drejtë që të luajë diku tjetër.

Tashmë mbetet për t’u parë, nëse Asani do të ftohet nga Silvinjo për Kombëtaren. Gjatë vitit të kaluar mori minuta vetëm në një ndeshje zyrtare, pikërisht ndaj Anglisë në transfertë.