Politikë

“Ku ndodhet pasuria e vërtetë e zv/kryeministres?”/ Toska, akuza të forta: Rrugët po bien, ekziston një skemë…

Gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të forta ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke pretenduar se ndaj saj po shtohen hetimet nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në intervistën e tij televizive, Toska tha se, “Balluku e ka pasur primare abuzimin dhe vjedhjen, ndërsa shton se ka dyshime për pasuri më të mëdha nga ato të deklaruara zyrtarisht.

“SPAK ka kërkuar informacion mbi llogaritë bankare, por pasuria e vërtetë nuk figuron në emër të ministres, por në emër të personave të afërt dhe oligarkëve që kanë përfituar kontrata publike”, tha Toska.

Ai përmendi edhe një rast konkret, shtetasin kosovar, Lirim Fejzullau, i cili dyshohet se ka përfituar transfertë prej 50 milionë eurosh drejt Vjenës, që sipas tij përbën lëvizjen e fundit të parave duke kërkuar hetim të plotë.

Sipas Toskës, ekziston një skemë e ndërtuar në Shqipëri sa i përket punimeve publike, ku çmimet janë të fryra dhe fondet, sipas tij, nuk përdoren të gjitha për realizimin e projekteve.

Duke iu referuar qëndrimit të eurodeputetit David McAllister, Toska tha se eurodeputeti ka shprehur shqetësim për mënyrën se si po trajtohet çështja, duke paralajmëruar se mund të cenohet demokracia.

“Çështja Balluku solli McAllister. Nuk bëri deklaratë politike, por tha se po minoni demokracinë me këtë çështje”, tha Toska.

Almer Toska:

Balluku, abuzimin dhe vjedhjen e ka patur primare, përsa kohë e ka përlyer opozitën. SPAK është duke rritur hetimet ndaj saj, duke shtuar provat. Ka dyshime se ka më shumë se cfarë deklaruar.

SPAK ka kërkuar informacion për llogaritë bankare. Por pasuria e vërtetë nuk fshihet në emër të saj por në emër të njerëzve të afërt të saj, oligarkët. E kam marrë seriozisht për të denoncuar me fakte.

Pjesa më e madhe e oligarkëve kanë marrë punë publike nga zonja Balluku.

Ne kemi një skemë të ndërtuar sot në Shqipëri. Dimë se cfarë punimesh bën Shqipëria. Këtu janë çmenduri çmimet. Dmth këtu kompania merr pjesën e vet. Dhe pjesa tjetër nuk është e tyre, por e Belinda Ballukut. Të hetohen këto raste.

Është një shtetas kosovar Lirim Fejzullau që drejt tij janë transferuar 50 mln euro drejt Vienës. Është lëvizja e fundit që kanë përfunduar paratë. Të hetohen, sepse nuk kemi më rrugë, skemi më akse që funksionojnë.

Po bien rrugët, nga momenti në moment po bie tuneli i Llogarasë, këto po dëmtohet vetëm për të vjedhur, hidhet asfalt vetëm për të vjedhur.

Përflitet që ka cuar para në Dubai, një ministre që ka patur në dorë disa ministri, nuk duhet të merremi me llogari bankare 2-3 mijë euro, nuk duhet. Prokurori duhet ta shtojë presionin ligjor ndaj kësaj cështje që ka marrë.

Cështja Balluku solli McAllister. Nuk bëri deklaratë politike, por tha se po minoni demokracinë me këtë çështje.