Politikë

“Ku ta dija unë i varfri, se armiku ishim ne”, Shabani i përgjigjet Adriatik Lapajt

“Ku ta dija unë i varfri, se armiku ishim ne”, Shabani i përgjigjet Adriatik Lapajt

Një situatë kaotike ka përfshirë koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku njëri nga kandidatët, pikërisht Zeqir Kordhoni, nuk pranon të heqë dorë nga mandati nëse e merr, dhe për pasojë, ngelet jashtë parlamentit kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Pas kërkesës së Kordhonit drejtuar KQZ-së, ku kërkon që ta mbajë mandatin, ka reaguar ashpër Adriatik Lapajt, ndërsa menjëherë pas tij ka reaguar edhe Endri Shabani, me një postim me mesazh të “fshehur”.

“Mora pushkën dola malit,
Të luftoja për atdhe,
Ku ta dija unë i varfri,
Se armiku ishim ne.
Mora pushkën dola malit
Të luftoja në furtunë;
Ku ta dija unë i ngrati
Se armiku isha unë”, – shkruan Shabani.