Sport

Kualifikimi ndaj Skënderbeut, Nuhiu: Kam shumë besim te kualiteti i skuadrës, do të…

Tirana arriti të kualifikohej pas kohës shtesë, në duelin ndaj Skënderbeut, duke triumfuar me shifrat 2 me 1. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, trajneri i bardhebluve, Ardian Nuhiu, u shpreh optimist dhe beson fortë te kualiteti i ekipit, për sa i përket ecurisë në kampionat dhe Kupë. Në prononcimin e tij, 47-vjeçari ndër të tjera u shpreh:

“I kemi analizuar kundërshtarët në mënyrën më të mirë, duke i dhënë sa më shumë informacione skuadrës tonë. Në çdo kundërshtar që na del përpara dhe normalisht do të përqendrohemi edhe te forca e grupit apo kualiteti i skuadrës tonë.

Realisht unë kam besim shumë te grinta që po tregojnë futbollistët apo mentaliteti që po mundohemi të fusim tek grupi për të luftuar çdo ndeshje. Kam besim të plotë te grupi, do kohën e vet por do mundohemi të jemi të kujdesshëm, të zgjuar dhe të mundohemi të menaxhojmë çdo ndeshje që na vjen, duke filluar nga e para të mërkurën”, deklaroi Ardian Nuhiu.