Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij në protestën e PD-së tha se demokratët, kudo që të shohin “kriminelët e qeverisë”, t’i godasin me domate e me vezë.
Berisha theksoi se dhuna ndaj Agron Gjekmarkajt ka qenë e organizuar. Sipas tij, në fund PD do të fitojë.
“Dënoj me forcën më të madhe dhunën e përdorur nga narko-banditë me uniformë të urdhëruar nga Rama ndaj nënkryetarit të PD Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhit. Këto akte i marrim personale. Ftoj demokratët në mbarë Shqipërinë që të gjuajnë kriminelët e qeverisë me vezë e domate. Sapo të shikoni ata vetë ose makinat e tyre, drejt tyre domate e vezë.
Ata e meritojnë, sepse të godasësh Gjekmarkajn është diçka e zhvilluar me plan. Rama urren Bardhin, se po ia çon vëllain në burg, por nuk ka faj Gazment Bardhi se Olsi Rama merret me aktivitete kriminale. Ne vazhdojmë betejën deri në pasjen e një qeverie teknike. Unë do shoh në spital nënkryetarin e PD, që e kanë lënduar, në atë shkallë sa ka shkuar në spital”, deklaroi Berisha.