Kanë përfunduar 3 ndeshjet e para të ditës së sotme, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në këto sfida që u luajtën në kuadër të 1/8-ave nuk kishte surpriza.
Egnatia ia doli që të triumfonte me rezultatin 4-0 përbalël Kastriotit. Krutanët ishin të pafuqishëm përballë kampionëve të Shqipërisë, që dominuan gjatë gjithë 90 minutave.
Në krahun tjetër, Dinamo e Ilir Dajës i ‘tregoi dhëmbët’ skuadrës së Erzenit. Dinamovitët morën një fitore të merituar me rezultatin 6-1. Ai që ra më së shumti në sy ishte Mandela, i cili shënoi plot 3 gola.
Në sfidën tjetër, por jo më pak të rëndësishmen, Skënderbeu triumfoi minimalisht 1-0 kundër skuadrës së Vorës. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Rabiu në minutën e 71’.
NDESHJET dhe REZULTATET:
EGNATIA 4 – 0 KASTRIOTI (Alijev 17′, Ndreca 77′, Leo Melo 82′, Joel 88′)
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Dajsinani, Dylys, Alijev, Aleksi, Fernando, Ndreca, Zejnullai, Jahaja, Ujka, Fangaj, Kasa. Trajner: Edlir Tetova
Kastrioti: Puja, Qyra, Krasniqi, Hoxha, Ajazi, Berisha, Doseh, Moses, Kuka, Musa, Zuna. Trajner: Stavri Nica.
SKËNDERBEU 1 – 0 VORA (Rabiu 71′)
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu: Alia, Vaskez, De Oliveira, Prençi, Rabiu, Merlim, Estrela, Vangjeli, Balaj, Shaqe, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka
Vora: Ruçi, Tabaku, Kasalla, Vrapi, Aneni, Ruzgis, Dalipi, Ntepe, Duka, Hasaj, Shehi. Trajner: Arjan Bellaj.
DINAMO 6 – 1 ERZENI (Itodo 12′, 58′, 61′, Bregu 36′, Nani 71′, Vila 87′ / Hoxha autogol 19′) ka startuar në orën 13:30.
Formacionet zyrtare:
Dinamo:Teqja, Hoxha, Maliqi, Karamba, Dita, Aliji, Bakary, Itodo, Bregu, Qefalija, Zabërgja. Trajner: Ilir Daja.
Erzeni: Dema, Baruti, Cela, Isteri, bespallov, Zeneli, Kola, Zaimaj, Sallaku, Tahiri, Lajthia. Trajner: Ergys Luga.