Kupa e Shqipërisë ka mësuar sot emrat e 8 skuadrave çerekfinaliste të këtij edicioni të cilat mbeten në garë për fitoren e trofeut dhe për të siguruar një vend në kompeticionet europiane në verën e ardhshme.
Pas kualifikimit të Laçit dhe Bylisit të martën, sot kanë ardhur edhe kualifikimit e Egnatias, Dinamos, Skënderbeut, Partizanit, Elbasanit dhe Vllaznisë, për të plotësuar një tetëshe ekipesh që i përkasin të gjitha Kategorisë Superiore.
Ndryshe nga turet paraardhëse që ishin me skemë të paracaktuar, për çerekfinalet do të hidhet short për të ndarë çiftet. Gjithashtu, që nga turi çerekfinal, duelet mes tyre do të jenë me vajtje-ardhje dhe jo me një ndeshje të vetme siç është vepruar deri tani.
Ndarja në vazo për shortin është bërë sipas renditjes së sezonit të kaluar me Egnatian, Partizanin, Skënderbeun dhe Vllazninë në Vazon 1 dhe Laçin, Dinamon, Elbasanin dhe Bylisin në vazon 2. Sfidat e para të çerekfinaleve do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë