Aktualitet

Kush e kërcënoi kreun e SPAK? Avokati: Dumani të flasë me emra, ka hall me 2-3 veta!

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar se gazetarë dhe opinionistë të ndryshëm kanë bullizuar dhe kanë kërcënuar prokurorë të SPAK përfshirë dhe atë vetë.

Lidhur me këtë deklaratë, avokati Gylsen Zhllima tha se kreu i SPAK ka ndryshuar qasje në përfundim të mandatit. Ai u shpreh se kresu i SPAK duhet të flasë me emra.

Dumani duhet të kuptojë se krimi i organizuar luftohet në flagrancë. Ai duhet të kuptojë a është gati SPAK të luftojë krimin e organizuar? Krimi i organizuar luftohet në flagrancë.

Vjen momenti që kë duhet të çosh përballë teje? Gazetarët, analistët? Sot duhet krijuar armiku. Dhe armiku i shpikur janë gazetarët.

Nesër po u sekuestrua një televizion jepet mesazhi që bëni kujdes ju të tjerët. Zoti Dumani ka mbetur i vetëm deri në datën 18. Çfarë frike ka ai? Mos u përdor politikisht dhe tani bën armik gazetarin? Gazetari që të jetë i aftë duhet të nxjerrë informacione të sakta. Zoti Dumani thotë pse ata e bëjnë këtë gjë dhe nuk kalon përmes meje mesazhi i duhur. Nuk mund të flasë për grup të strukturuar kriminal.

Puna jonë është të kuptojmë: zoti Dumani ka hall me 2-3 veta? T’i thotë me emra! Zoti Dumani ka pasur lavazhierë që i kanë bërë lavazh nga mëngjesi deri në darkë. Pse frikësohet ai? Mos është momenti që duhet të rregullojë veten në raport me qytetarët?”-u shpreh avokati në Mcn.