Sali Berisha ka fituar sot lirinë pas gati 1 viti në “arrest shtëpie”.
Vendimi për lirimin e Berishës është marrë nga gjyqtarja e GJKKO-së, Flojera Davidhi. Berisha ndodhet nën hetim për dosjen Partizani, pasi akuzohet nga prokuroria e posaçme për korrupsion.
》Kush është gjyqtarja Flojera Davidhi?
Flojera Davidhi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014. Pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës.
Në majin e vitit 2021 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Korçës Flojera Davidhi.
Nuk u evidentuan probleme as për pasurinë dhe as për figurën e gjyqtares në fjalë. Lidhur me pasurinë, Komisioni nuk ka gjetur probleme në pjesët takuese të gjyqtares Flojera Davidhi në dy sipërfaqe toke bujqësore të përfituara nga familja e origjinës në vitin 1993 në bazë të “Ligjit për tokën” në fshatin Goricaj të Lushnjës.
Në tetor 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor e emëroi gjyqtaren Fjorela Davidhi si pjesë të trupës së Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit.