Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit si kreu i Gardës së Republikës, është hapur gara për kreun e ri të këtij institucioni. Në këtë garë është pjesë edhe Vasil Çuni.
Çuni ka një karrierë e konsoliduar në shërbim të sigurisë te Personaliteteve të larta shtetërore dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë.
Me mbi dy dekada përvojë në strukturat elitare të sigurisë shtetërore , ku 17 vite nga këto në Garden e Republikes duke filluar nga njësia e sigurimit të rrugëkalimit te Presidentit, Shef Seksioni në Njësinë Speciale,Shefi i Trajnimeve në Drejtorinë për Sigurinë e Personaliteteve dhe në fund në pozicionin e Shefit të trajnimeve dhe stërvitjes në Gardën e Republikës.
Vasil Çuni përfaqëson një profil shumë profesional të formuar mbi disiplinën, përkushtimin dhe integritetin në shërbim të sigurise.
Sapo të pyesesh për emrin e tij merr te njejten pergjigje. PROFESIONIST!
I lindur në Shkodër ne nje familje ushtarakesh te afirmuar.më 3 shtator 1978 dhe aktualisht banues në Tiranë, z. Çuni është oficer karriere me gradën Major(R), i diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, Fakulteti i Forcave Tokësore – Specialiteti -Zbulim.
Formimi i tij akademik dhe profesional është pasuruar nga një sërë trajnimesh kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë, kurset e ndryshme te forcave speciale si dhe drejtimit dhe menaxhimit te trupave, të ndjekura përgjatë viteve 2003–2020.
Gjatë periudhës 2001–2019, ai ka shërbyer në Gardën e Republikës, ku ka mbajtur role të rëndësishme operative dhe drejtuese, duke kontribuar në garantimin e sigurisë së institucioneve më të larta të shtetit dhe personaliteteve te larta shteterore. Ky angazhim afatgjatë e ka pozicionuar si një profesionist me eksperiencë të thellë në menaxhimin e situatave komplekse të sigurisë dhe në drejtimin e strukturave të specializuara.
Prej vitit 2019, Vasil Çuni ushtron detyrën e Drejtorit të Sigurisë së Personelit ne sektorin bankar , ku vijon të japë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin dhe zbatimin e standardeve moderne të sigurisë institucionale në sektorin financiar, duke harmonizuar praktikat ndërkombëtare me nevojat specifike të tregut vendas.
Edhe gjatë kësaj kohe që shërben në sektorin privat ai jo vetëm nuk ka rreshtur në rritjen e tij profesionale nëpërmjet kurseve e trajnimeve të avancaura duke marrë vlerësime maksimale.
Ai posedon liçensën për trajnim të trajnuesve” “Trainer the trainers” në fushënd e sigurisë fizike dhe asaj të personelit nga Akademia e Sigurise
I martuar dhe baba i dy fëmijëve, z. Çuni flet anglisht dhe italisht, dhe njihet nga bashkëpunëtorët për korrektësi, seriozitet dhe aftësi drejtuese. Profili i tij përfaqëson një shembull të qartë të profesionalizmit dhe vazhdimësisë në shërbim të sigurisë fizike, sigurisë personelit dhe sigurisë se personaliteteve të larta shtetërore.