Sport

Kushtet atmosferike ndryshojnë planet, ndeshja e Kupës së Shqipërisë do të luhet në një tjetër stadium

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Vorës do të luhet në një stadium tjetër për shkak të reshjeve të dëborës. 

Njoftimi i FSHF-së

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja e Kupës së Shqipërisë Skënderbeu-Vora, e cila ishte planifikuar të luhej nesër në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”, do të zhvillohet në një tjetër stadium.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Devolli dhe do të nisë në orën 13:00.