Politikë

Kuvendi Kombëtar i PD, Këlliçi: Qytetarët përbuzën sot tallavanë e Ramës, fjalim propagandistik

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD në Pallatin e Kongreseve, gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi theksoi mospëlqimin e qytetarëve ndaj qeverisë aktuale dhe rikujtoi kritikat e tij ndaj disa emrave të rëndësishëm të qeverisë së Edi Ramës.

Këlliçi ka ironizuar premtimet e Partisë Socialiste, ndërsa u shpreh se qytetarët e Tiranës e kanë përbuzur “tallavanë e PS”, duke i kundërshtuar premtimet e paplotësuara të qeverisë.

“Përse u përbuz tallavaja e sotme? Sepse Edi Rama u premtoi shqiptarëve Lubi Ballukun, e cila pasi gëlltiti 24 milionë euro për km, i turret takave të fermerëve për të gostitur të pangopurit e 5B me paqe fotovoltaike.

Ndërsa për dëfrim mban tigrin 1 dhe tigrin 3 në kafazin lundrues që vlen 100 milionë euro”, tha Këlliçi.