Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, përmes rrjeteve sociale, ka përcjellë një tjetër mesazh, lidhur me angazhimin e Chris LaCivita, i cili ka marrë përsipër të ndihmojë Partinë Demokratike të Sali Berishës dhe koalicionin ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ në zgjedhjet e 11 majit.
Kokalari shkruan se LaCivita është fasada e Paul Manafort, i cili nuk është më i mirë se McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së, i dënuar me burg në SHBA, lidhur me dosjen ruse.
Kokalari në postimin e saj shkruan se ata që shfaqen në krah të politikanëve të korruptuar në një shtet tjetër rrezikojnë jo vetëm karrierat e tyre.
Postimi nga Evi Kokalari
Ky është amerikani Berishës!
Paul Manafort, që solli dhe LaCivitën tek Trump dhe LaCivita tre vjet ka që e njeh Trumpin, siç e tha dhe mbrëmë. LaCivita është fasada e Paul Manafort, që ka plot arsye pse s’duhet të dalë publikisht në krahë të politikanëve të korruptuar në nje shtet tjeter – bëri të njejten gjë në Ukrainë dhe prandaj u dënua (mes të tjerash) me burg.
Manafort nuk eshte më mire se McGonigal. Të dy bënë burg!!!
Të them që këta po rrezikojnë karrierat e tyre – është pak!
Bëni durim!!