Sport

La Italinë për kampionatin francez, Bennacer: Nuk u largova nga Milani se s’më donin, por sepse jam tifoz i Marseille

Ismael Bennacer ka folur për herë të parë pas transferimit të tij nga Milani, te Olympique Marseille. Mesfushori algjerian thotë të “vërtetën e tij” mbi aludimet e këtij largimit të papritur nga Serie A drejt Francës.

“Nuk erdha te Marseille sepse s’më donte Milani apo sepse mund të donin të më shisnin. Ishte dëshira ime që të transferohesha te Marseille, sepse është ekipi i qytetit pranë të cilit jam rritur dhe jam një tifoz i madh”, është shprehur Ismael Bennacer.

Kujtojmë se mesfushori është transferuar nga Milan te Marseille në formë huazimi. Për këtë huazim klubi francez ka paguar 1 milionë euro dhe do ta ketë pjesë të ekipit deri në fund të sezonit.