Kronikë

Laboratori i drogës në Fier, SPAK zgjat hetimet me tre muaj

Prokuroria e Posaçme Anti-Kurrupsion (SPAK) ka zgjatur me 3 muaj hetimet për laboratorin e drogës në Fier.

Laboratori i drogës u zbulua në Frakull të Fierit, në shtëpinë e zyrtarit të PS-së, Viktor Çervanaku.

Nga hetimet rezultoi se ngarkesa e kokainës ishte porositur në Kolumbi në muajin Maj 2022.

Kokaina ishte fshehur brenda thasëve me pleh kimik me peshë 24 ton.

Më pas, “ngarkesa” me pleh kimik u nis nga Kolumbia në drejtim të Portit të Pireut në Greqi, dhe më pas me destinacion tranzit në Portin e Barit në Mal të Zi.

Operacioni policor u zhvillua të enjten e 24 nëntorit 2022 në banesën në pronësi të ish-kryetarit të Komunës Frakull e Madhe, nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze.

Plehu kimik ishte porositur nga kompania e regjistruar në emër të Zenel Çervenakut.

Në pranga u vendosën:

Viktor Çervenaku, ish-kreu i komunës Frakull në Fier

Demilson Çervenaku, i biri

Enxhi Ferhati, e fejuara e Demilsonit

Ndërsa në kërkim është shtetasi kolumbian Zaimir Rodriguez.