Egnatia arriti të mposhtë Laçin me rezultatin minimal 1-0 në javën e 20-të të Superiores. Trajneri i skuadrës së Laçit, Francesco Moreiro i cili foli për mediat pas këtij takimi.
“Jam i mërzitur sepse djemtë kanë bërë një ndeshje të madhe. Të marrim një gol kur ka dhe një ose dy minuta është diçka që të bezdis. Humbjet të bëjnë që të rritesh. Nuk duhet t’ia lejojmë vetes këto gabime të mëdha. Kur ke dëshirën për të fituar rrezikon të pësosh gol. Ne kemi bërë të pamundurën për të fituar.
Nuk mund të humbasin pikë në këtë mënyrë sepse është e vështirë për t’i rikuperuar. Nuk kam parë kurrë një skuadër që futet për të barazuar ose për të humbur. Mentaliteti i Laçit është të futet në fushë për të fituar, por këto janë gabime rinie. Ajo që më intereson është se skuadra është e gjallë.
Jam i mërzitur për humbjen, por kjo është pjesë e rritjes së skuadrës së re. Unë jam trajner, për merkaton mendon klubi. Ajo që unë di është që kam djemë që japin zemrën në fushë. Me këtë skuadër do të vazhdojmë, nëqoftë se kemi hyrje të tjera pse jo.
Do të shohim në fund të kampionatit se kush shpëton në renditje dhe kush jo. Nëse Dajsinani ka ikur në një klub të madh do të thotë se klubi ka bërë një punë të madhe. Molla sot ka bërë një paraqitje shumë të madhe”, shprehet Moreiro.