Sport

Laçi ia doli me 10 lojtarë kundër Partizanit, kapiteni Manellari: Moriero tha në mbledhje se…

Laçi barazoi me rezultatin 0-0 në sfidën e parë të çerekfinales së Kupës. Kurbinasit luajtën me 10 lojtarë për më tepër se 70 minuta.

Pas ndeshjes ishte kapiteni Isi Manellari, që foli.

“Është motivim për gjithë skuadrën, pavarësisht se me 10 lojtarë u munduam të mos dorëzohemi. U shpërblyem me barazim pavarësisht se vuajtëm në pjesën e dytë se në të parën ishim më kompakt.

Kishim mbledhje me profesorin dhe tha që nuk është e shkruar në asnjë vend që Laçi nuk mund të ecë sa më lart. Laçi ka fituar Kupën, ka qenë në finale dhe asgjë nuk i dihet.

Ka ndryshuar pikë së pari gjendja ime fizike dhe në fushë, edhe mënyra si ne po luajmë. Moduli ynë ka qenë me profesor Morieron, që lojtarët të vrapojnë se të mendojnë për mënyrat e lojës. Kjo gjë më përshtatet më shumë dhe kam pasur mbështetje, prandaj kam parë rritje te vetja dhe Laçi.

Ndihem shumë mirë, Laçi ka histori dhe ndihem shumë mirë që jam kapiten i këtyre çunave të mrekullueshëm. Dhe sot përveç çmimit jam shumë i lumtur për Myrtën që u kthye nga dëmtimi, Luisin, Cenën, Bibon”, u shpreh Manellari për RTSH.