Politikë

“LaCivita i kuptueshëm, në pak minuta tha gjithçka”, gazetari Kikia: PD është mbrapa me komunikimin

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia, i ftuar në emisionin Open në News 24, të moderuar nga Eni Vasili, ka komentuar nisjen e fushatës elektorale të Partisë Demokratike, duke e cilësuar fjalimin e LaCivita korrekt dhe domethënës.

Vërtet ishte një fjalim i shkurtër, por LaCivita është i kuptueshëm. Brenda parametrave të diplomatëve, për pak minuta na thotë thelbin.

Lajmi në këtë rast nuk është fjalimi, por dalja në skenë. Duhej një amerikan që të thotë diçka ndryshe, edhe pse nuk përfaqëson të dërguarin e qeverisë së SHBA. I qëndroi në krah Berishës.

Unë besoj se ia arriti qëllimit, pavarësisht se nuk e shikoj ende dorën e tij në fushatë, strategjinë që presin të gjithë. Deri tani nuk shikojmë asgjë nga PD. PD është mbrapa me komunikimin, LaCivita më shumë me mision politik se elektoral.