Politikë

“LaCivita nuk i di problemet e popullit dhe të PD”, Balliu: PD bie ndesh me ato që thotë, të bëhet publike pagesa e tij

Ish anëtarja e PD, Alesia Balliu e cila u përjashtua nga lista e kandidatëve të PD në qarkun e Elbasanit tha se LaCivita nuk mund të flasë për hallet një populli që nuk ka jetuar dhe për problemet brenda PD. Sipas saj, duhet bërë publike se me çfarë parash paguhet LaCivita.

“I vetmi frymëzim që ka bërë imazhin e fushatës është LaCivita. Si mund të flas ai për hallet e një populli kur nuk jeton këtu, ai mund të vinte si konsulent për ta ndihmuar PD jo për problemet këtu.

A e di LaCivita të vërtetën e përçarjes në PD, këto problemet e brendshme nuk zgjidhen nga LaCivita.

Ka një propagandë që PD e shfaqi qe kishte garë por nuk kishte garë, nuk është hera e parë që PD bie ndesh me ato që thotë. LaCivita nuk ka ardhur këtu si pjesë e administratës amerikane.

Qëllimi i tij është që ai po paguhet dhe po bën detyrën. Unë kam qenë në takime rreth 6 muaj në bazën dhe demokratët ankoheshin se strukurta e PD nuk kishin lekë ndëkrohë sa është kostoja e LaCivita, del doktori dhe thotë që ai ka ardhur pa pagesë dhe për të shpëtuar Shqipërinë ndërkohë LaCivita nuk ka ardhur dhe po thotë votoni alternativën që nuk e do Amerika”, tha ajo për ‘Real Story’.