Chris LaCivita, strategu i fushatës së PD-së është pyetur në lidhje me dizenjimin që kryedemokrati, Sali Berisha ka në SHBA, si person “non grata”.
I ftuar në Opinion, drejtuesi i fushatës së PD, theksoi se masa ndaj Berishës ishte e korruptuar, pasi administrata Biden ka qenë e korruptuar po aq sa qeveria e Edi Ramës.
Strategu i fushatës së PD theksoi gjithashtu se roli i tijë është rikthimi i Sali Berishës kryeministër.
Pjesë nga intervista:
Fevziu: Ka një problem te kjo historia. Zoti Berisha, ish kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë është shpallur person non-grata nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken në 2021. Ju e njihni mjaft mirë Twit-in që bëri ish-Sekretari i Shtetit dhe historinë. A mund të punoni me dikë i cili është shpallur si person non-grata nga administrata e Shteteve të Bashkuara?
LaCivita: Si fillim, është ish-administrata, Antony Blinken.
Fevziu: Ka qenë administrata e Shteteve të Bashkuara në atë kohë.
LaCivita: Ka qenë të korruptuar sa s’ka…
Fevziu: Kanë qenë të korruptuar?
LaCivita: Kanë qenë aq të korruptuar sa qeveria e Edi Ramës. Në sytë e mi dhe në mendimin tim, dhe këto nuk janë çështje që nuk i diskutoj në Shtetet e Bashkuara sepse nuk është ky rol im, por nga pikëpamja ime dhe një prej arsyeve që jam këtu është ngaqë ajo shpallja non-grata ka qenë aq e korruptuar sa nuk ka fare legjitimitet, të paktën në sytë e mi.
Fevziu: Nëse mund t’ju pyes pak më shumë. Sali Berisha ka qenë mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur ka qenë i vetmi President i cili ka bërë dy vizita në Shtëpinë e Bardhë më 1991 dhe 1995.
LaCivita: Doktor Berisha. Po.
Fevziu: Po, si Kryeministër. Ka pasur takime shumë të mira te Shtëpia e Bardhë me Zv. Presidentin. Pse administrata e Shteteve të Bashkuara, administrata e Biden-it mori këtë vendim?
LaCivita: Pse administrata e Biden-it fshehu faktin që Joe Biden-it ishte mendërisht me probleme për 4 vite dhe e kishte të pamundur që të ishte president? Pse administrata e Biden-it vendosi që burrat mund të bëjnë fëmijë? Pse administrata e Biden-it vendosi… Mund të vijo e të radhisë të gjëra për ditë të tëra. Administrata e Biden-it bëri kaq shumë gabime në kaq shumë nivele të ndryshme. Ky ishte thjesht një gabim tjetër.
Fevziu: Përpara pak muajsh thatë që Zoti Berisha është mik i madh i Shteteve të Bashkuara. Vazhdoni të mendoni të njëjtën gjë?
LaCivita: Patjetër! Patjetër!
Fevziu: Në ç’mënyrë?
LaCivita: Ka qenë një lider gjatë viteve 90. Ka pritur Presidentin Bush këtu. Gjithmonë ka qenë një mik i Shteteve të Bashkuara. Është pro demokracisë, pro lirisë, pro familjes dhe është e sigurt që do të sigurohet që Shqipëria do të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropianët. Ne dhe unë e shikojmë këtë si një mundësi të vërtetë.
Fevziu: Po, dhe këtu kemi fotografinë e parë midis Kryeministrit shqiptar dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara në 2002. Zoti LaCivita dua t’ju pyes diçka lidhur me Kryeministrin. Në një prej diskutimeve të tij në Facebook Rama tha që LaCivita është këtu thjesht si turist, që të shpenzoj ca para dhe kjo është e mirë për Shqipërinë. Cila është përgjigja juaj?
LaCivita: Edhe një herë. Edi Rama në këto zgjedhje do të flas për gjithçka përveç se për 12 vitet e qeverisjes së tij. Ka qenë kryeministër për 12 vite dhe po më sulmon mua? Mua më duket për të qeshur. Nuk jam turist. Vij këtu për punë.
Fevziu: Normalisht, duket një kohë e gjatë por Rama dukej gjithmonë fëmija e preferuar e ndërkombëtarëve, të evropianëve dhe amerikanëve. Pse Rama gëzon këtë mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar?
LaCivita: Ka qenë fëmija e preferuar, e thatë shumë mirë mendoj, fëmija e preferuar sipas Edi Ramës…
Fevziu: Ka pasur shumë takime, ka pasur mbështetje… në Shqipëri janë organizuar 2 samite evropiane të cilat më pas kanë qenë të pamundura, çdo president apo kryeministër që vjen këtu bën deklarata në favor të tij, kjo është një problem.
LaCivita: Kur doktor Berisha ka qenë Kryeministër priti Presidentin e Shteteve të Bashkuara këtu…
Fevziu: Kjo do të thotë që kështu e ka diplomacia…
LaCivita: Po, mendoj se diskutimi nuk është dhe nuk duhet të jetë për Evropën. Diskutimi duhet të jetë për votuesit shqiptarë dhe si ndihen ata për të ardhmen e tyre. Si mund të përballojnë mirat bazë në mënyrë që të rinjtë të mos mendohen për tu larguar nga Shqipëria ngaqë nuk gjejnë dot punë këtu. Këto janë çështjet me rëndësi. Këto janë çështjet për të cilat duhet të flas Edi Rama.
Fevziu: Por nga pikëpamja e strategjisë, ai nuk flet për 12 vitet e qeverisjes por flet për 2030 dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Është duke e shtyrë agjendën, jo nga ky vit por 5 vite nga tani.
LaCivita: Përgjigja më e mirë ndaj kësaj dhe ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është: a mund të besosh një burrë që i bëri gjërat kaq të papërballueshme gjatë këtyre 12 viteve që t’i rregulloj ato dhe të shkoj te 2030? Nuk e mendoj. Pse do vesh në pushtet dikë që i bëri gjërat kaq të vështira për ti zgjidhur problemet që i krijoj vetë? Nuk ka kuptim.
Fevziu: Ju nuk punoni për qeverinë e Shteteve të Bashkuara.
LaCivita: Jo.
Fevziu: Keni shumë miq të qeveria e Shteteve të Bashkuara.
LaCivita: Patjetër.
Fevziu: Pa diskutim. Nga pikëpamja juaj, cila është marrëdhënia midis Edi Ramës, Kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
LaCivita: Me sinqeritet ju them që nuk e di sepse nuk bëj pyetje të tilla, nuk është roli im të bëj pyetje të tilla. E di që Edi Rama tha dy herë që do të shkonte në Shtetet e Bashkuara dhe asnjëherë nuk shkoi…
Fevziu: Po, e bëri dy herë këtë deklaratë…
LaCivita: Dhe asnjëherë nuk shkoi.
Fevziu: Mund ta shikojmë javët apo muajt në vijim por deri më tani nuk kemi asgjë konkrete.
LaCivita: Edhe një herë. Këto janë diskutime ku unë nuk përfshihem sepse nuk më takojnë mua në rolin që unë kam. Roli im është që të sigurohem se doktor Berisha dhe kandidatët të cilët po garojnë për deputet të fitojnë dhe se ai do të bëhet kryeministri i ardhshëm.