Kandidatja e PD në qarkun e Tiranës në listën e hapur, Edith Harxhi ka treguar mbrëmjen e sotme se Chris LaCivita vjen të shtunën në Tiranë dhe do të drejtojë fushatën e PD gjithë kohës.
Harxhi tha në emisionin “Log” në News24, se ish-këshilltari i Trump, do të jetë prezent në hapjen e fushatës elektorale të PD, të lajmëruar më 11 maj dhe prezantimin e programit të PD më 12 maj. Ajo shtoi më tej, se me ardhjen e LaCivitas, do të ketë surpriza dhe zhvillime të bujshme që do të ndricojnë fitoren e PD.
“Zoti LaCivita vjen nesër. Do të drejtojë fushatën gjatë gjithë kohës këtu në Shqipëri. Do të qëndrojë në Tiranë. Do të jetë këtu gjatë gjithë kohës. Ai do të jetë personi që do drejtojë fushatën, do jetë në hapjen e fushatës dhe do të jetë edhe në prezantimin e programit elektoral në datën 12. Me ardhjen e tij mund të ketë edhe ndonjë surprizë, do ketë zhvillime te bujshme, interesante politike që do të ndriçojnë rrugën e fitores së PD.”, u shpreh Harxhi.