Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ SPAK kontrolle në shtëpinë e Lali Erit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se agjentët e BKH shkuan në orët e para të mëngjesit në banesën ku jeton kryebashkiaku, por ende nuk dihen detajet.

Kujtojmë që kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, dosjen 5D, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen.