Sport

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur

Mentor Sopjani, ish-gjyqtari dhe vëzhgues pranë FSHF-së, është ndarë nga jeta. Lajmi i trishtë për Sopjanin është njoftuar pasi po kalonte një moment kritik shëndetësor.

Ish-gjyqtari i njohur i futbollit shqiptar luftoi me sëmundje që lidhej me mushkëritë.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Sopjani në këtë moment kaq të vështirë.