Kronikë

LAJMI I FUNDIT/ SPAK urdhër kontroll për banesën e motrave Xhovana e Alda Nikolli

SPAK ka firmosur një urdhër kontrolli për banesën e motrave Xhovana e Alda Nikolli, të përfshira në dosjen e Nuredin Dumanit.

Mësohet se forcat policore ndodhen tashmë në banesën e motrave Nikolli dhe po kryejnë kontrolle.

Kujtojmë se Gjovana Nikolli është e dashura e Amarildo Nikollit, i cili u dënua nga GJKKO me 2 vite e 9 muaj burg për armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal.

Pas arrestimit ai u bë bashkëpunëtor i drejtësisë.