Shqipëria i ka mbyllur pa medalje “Lojërat Olimpike Dimërore”. Lara Kolturi nuk shkoi më shumë se vendi i dhjetë në slalom. Semire Dauti ndërkohë nuk regjistroi kohë, pasi ishte eliminuar më parë. Po ashtu as Kiana Kryeziu, që përfaqësonte Kosovën.
Lara Kolturi është nga Italia, por përfaqëson Shqipërinë. Para garës së sotme, në slalomin gjigant, u rendit në vendin e 16-të. Mikaela Shifrin ishte ajo që fitoi medaljen e artë sot. Pas saj u pozicionuan Kamile Rast dhe Ana Sven-Larson.